Policia gjobit katër persona, dyshohej se ishin duke shkuar për të dëmtuar malet e Parkut Kombëtar “Sharri”

Kosova

Policia gjobit katër persona, dyshohej se ishin duke shkuar për të dëmtuar malet e Parkut Kombëtar “Sharri”

Më: 30 prill 2023 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Policia në Kaçanik ka njoftuar se dje rreth orës 16:00 në malet e fshatit Dubravë kanë gjetur sasi të drunjve që ishin prerë nga dy persona të cilët më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia ka nisur kërkimin e tyrë

Gjatë rrugës, Policia ka ndaluar katër persona me automjete që dyshohej se ishin duke shkuar për të dëmtuar malet e Parkut Kombëtar “Sharri”.

Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ndaj tyre për dokumentacion të parregullt ka shqiptuar: një gjobë pa patent shofer dhe tri gjoba pa regjistrim të automjeteve dhe u ka konfiskuar targat, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët nga Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar (DAPK) “Sharri” të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë konfiskuar drunjët, ndërsa janë konfiskuar edhe dy qerre, një motorsharrë, 2 sopata dhe pajisje tjera për tërheqjen e drunjëve.

Komunikata e plotë:

Policia e stacionit në Kaçanik, veç aktiviteteve rutinë dhe atyre të planifikuara, bazuar në planin aktiv “Mbrojta e Pyjeve” pas disa informacioneve që ka siguruar, dje rreth orës 16:00 në malet e fshatit Dubravë të Kaçanikut, policia ka gjetur sasi të drunjëve që ishin prerë nga dy persona të njohur/recidivist për policinë, të cilët ishin larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia ka nisur kërkimim e tyre,  ndërsa rrugës kanë ndaluar edhe katër persona me automjete, që dyshohej se ishin duke shkuar për të dëmtuar malet e Parkut Kombëtar “Sharri”.

Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ndaj tyre për dokumentacion të parregullt  ka shqiptuar: një gjobë pa patent shofer dhe tri gjoba pa regjistrim të automjeteve dhe u ka konfiskuar targat, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët nga Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar (DAPK) “Sharri” të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë konfiskuar drunjët, ndërsa janë konfiskuar edhe dy qerre, një motorsharrë, 2 sopata dhe pajisje tjera për tërheqjen e drunjëve.

Policia Rajonale e Ferizajt po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilagele të drunjëve .

Policia fton qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat