Prindërit i nxitën, nxënësit protestuan

Kosova

Prindërit i nxitën, nxënësit protestuan

Më: 2 maj 2023 Në ora: 21:05
Prindërit e tyre deklarojnë se ka 3 vjet që nuk është kryer shkolla

Nxënësit e Vranidollit kanë bojkotuar mësimin të martën, si shenjë revolte për moskryerjen e punimeve në objektin shkollor të fshatit, si pasojë e të cilave detyrohen të shkojnë në Tenezhdoll.

Prindërit e tyre deklarojnë se ka 3 vjet që nuk është kryer shkolla, andaj paralajmërojnë se mund të ketë edhe bllokim të rrugës.

Në lidhje me ankesat e tyre, komunarët e kryeqytetit, pasdite i pritën në takim.

Pas premtimeve që i dhanë  prindërit u bindën që nga e marta ti kthejnë fëmijët në shkollë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat