“Dështim total”, Molliqaj numëron të gjitha marrëveshjet e Kurtit me Serbinë

Kosova

“Dështim total”, Molliqaj numëron të gjitha marrëveshjet e Kurtit me Serbinë

Më: 3 maj 2023 Në ora: 21:35
Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka numëruar në një status në Facebook të gjitha marrëveshjet e kryeministrit Albin Kurti me Serbinë.

Ai thotë se këto kanë qenë “dështim total” dhe ka treguar arsyet pse.

Ky është statusi i plotë i tij:

Kurti deri sot në marrëveshjet e pjesshme me Serbinë ka qenë dështim total.

Marrëveshja për Energjinë – Legalizohet një kompani publike e Serbisë që ta bëjë inkasimin, mirëmbajtjen, faturimin e energjisë elektrike për veriun. Ende vazhdojmë të paguajmë rrymën për atë pjesë.

Marrëveshja për Letërnjoftime – legalizon në Kosovë letërnjoftimet e strukturave paralele.

Marrëveshja e Targave – legalizon në Kosovë targat e veturave Km, Pr etj, të lëshuara nga strukturat paralele.

Heqja e barrikadave – marrëveshje e fshehur, ku barrikaduesit e armatosur amnistohen.

Marrëveshja për të pagjeturit – Kosova heq dorë nga termi që insistonte “të zhdukurit me dhunë”. Me këtë marrëveshje ne barazohemi me Serbinë, përderisa Serbia heq përgjegjësinë shtetërore për zhdukjen e mijëra civilëve.

Filmat policore në veri, u dëshmuan aventura të rrezikshme që degraduan pozicionin tonë në dialog dhe zvogëluan sovranitetin tonë në atë pjesë. Për ditë të tëra e lamë policinë pa ndërruar turne e pa rroba, të bllokuar, përderisa shtesat e pagës nuk ia paguajnë që 3 muaj. Zgjedhjet lokale nuk po i begenisë askush përpos Kurtit.

Krejt këto janë katalizatorë të Zajednicës, të cilën Kurti e ktheu si kryefjalë të dialogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat