Ahmeti: Zjarrfikësit e Kosovës të harruar nga shteti

Kosova

Ahmeti: Zjarrfikësit e Kosovës të harruar nga shteti

Më: 4 maj 2023 Në ora: 10:56
Tahir Ahmeti

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), tha se zjarrfikësit e Kosovës të harruar nga shteti.

Ai shtoi se në Ditën Ndërkombëtare e Zjarrfikësve Shpëtues, ata përballen me mosdefinim të statusit juridik, pagat, kushtet e mjerueshme të punës, injorim të vazhdueshëm nga institucionet e vendit dhe një mori tjetër e problemeve që rëndojnë mbi këtë kategori.

“Edhe pse do duhej të ishte ditë feste, tek zjarrfikësit e Kosovës, sot, vërehet qartë zhgënjimi i pafund i tyre, duke filluar nga siguria e tyre në punë, mosdefinimi i statusit juridik, pagat, kushtet e mjerueshme të punës, injorimi i vazhdueshëm nga institucionet e vendit dhe një mori tjetër e problemeve që rëndojnë mbi këtë kategori të të punësuarve. Qeveria do të duhej të reflektojë mbi këtë institucion të rëndësishëm të sigurisë”.

“Ka qenë dhe është detyrim i të gjitha qeverive, që të përmirësoj kushtet e këtij shërbimi, në mënyrë që ata të kryejnë sa më mirë punën e vet, në shërbim të sigurisë së qytetarëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat