​Shënohet 20-vjetori i Degës së Infermierëve, vlerësohen si boshti i sistemit shëndetësor

Kosova

​Shënohet 20-vjetori i Degës së Infermierëve, vlerësohen si boshti i sistemit shëndetësor

Më: 5 maj 2023 Në ora: 11:39
​Shënohet 20-vjetori i Degës së Infermierëve

Infermierët janë heronjtë e padukshëm dhe falë tyre janë përmirësuar shërbime shëndetësore në Kosovës. Kështu u tha sot në konferenca Ndërkombëtare të Infermierisë të organizuar me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Degës së Infermierisë, në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha shprehu mirënjohen ndaj infermierëve për punën dhe angazhimin e tyre gjatë periudhës së pandemisë dhe vaksinimit anti-COVID.

Ai theksoi se po punojnë që stafi infermieror të jetë pjesë e çdo plani legjislativ.

Berisha: Impelementimi i vaksinimit COVID është mëritë e infermierëve

“Ne do të jemi gjithmonë mirënjohës për punën, angazhimin tuaj e sidomos përkrahjen për implementimin e planit të vaksinimit COVID që është meritë ekzekutive e infermierëve në implementimin e saj...që në aspektin legjislativ të jenë pjesë e çdo plani pune e pjesë e planit legjislativ që ka MSh jam i vetëdijshëm që përtej krenarisë së të qenurit mjek dhe në shërbim të përhershëm për qytetarin në vitet që shkuan nuk ka qenë aspak e lehtët të punohet në këtë profesion për shkak të satisfaksionit të ulët material, mundësive të kufizuara për edukim dhe zhvillim profesional, cilësor dhe kushteve , shpesh herë jo adekuate për punë në institucionet ku kanë vepruar sidomos në ato publike. Gjatë këtij viti kemi aprovuar 400 vende pune”, theksoi ai.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi u shpreh se infermieria është boshti i sistemit shëndetësor dhe se infermierët janë heronjtë e padukshëm.

Qerimi: Infermierët janë heronjtë e padukshëm

“Infermieria është boshti i sistemit tonë të kujdesit shëndetësor, një profesion i lartë që prek jetën e shumë individëve në momentet e tyre më të dobëta. Infermierët janë heronjtë e padukshëm që punojmë padyshim ofrojnë ngushëllim mbështetje dhe shpresë për pacientët dhe familjet e tyre. Ata janë trupi i ndjeshmërisë dhe përkushtimit dhe është përmes angazhimit të tyre të pandërprerë që ne mund të vazhdojmë të përmirësojmë cilësinë e kujdesitë dhe rezultatet e pacientëve”, tha ai.

Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë pranë UP-së, Suzana Manxhuka-Kërliu theksoi se me themelin e kësaj dege të infermierisë tash e 20 vjet është fuqizuar sistemi shëndetësor i Kosovës.

Ajo tha se ky program ka kurrikulë që përputhet me standardet evropiane.

Manxhika-Kërliu: Ky program ka fuqizuar sistemin shëndetësor të Kosovës

“Programi ka nxjerrë profesionistë shëndetësorë infermierë të kualifikuar që kanë fuqizuar sistemin shëndetësor të Kosovës. Kurrikula e programit të infermierisë është e krahasueshme me kurrikualet evropiane të programit të infermierisë përputhet me standardet e BE për arsimin infermieror në nivelin bachelor”, tha ajo.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku u shpreh se në shëndetësi barrën kryesore e bartin infermierët.

Ajo tha se si deputete po angazhohet për përmirësimin e kushteve për stafin infermieror, por edhe për të parë mundësitë që të ndalet eksodi i infermierëve jashtë vendit.

Kollçaku: Ta ruajmë atë etikën dhe empatinë për pacientin

“Puna juaj njihet. Ajo çfarë do kërkoja nga ju përveç obligimeve të mia si ligjvënëse dhe politik-bërëse që të angazhohem në vazhdimësi për përmirësimin e kushteve të punës për një legjislacion më të avancuar, për rritjen e shpërblimit material për punën tuaj, për motivimin që ta gjejmë një modalitet që të mos na ikin infermierët më të mirë në anën tjetër është edhe një kërkesë është që ta ruajmë atë etikën dhe empatin për pacientin”, deklaroi Kollçaku.

Në këtë konferencë ndërkombëtare, e cila do të jetë tërë ditore, në shënim të 20-vjetorit të themelimit të Degës së Infermierisë, në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë do të shpalosen punime të ndryshme shkencore nga ekspertë të kësaj fushe, por edhe punime të studentëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat