Të dielën dita më e ngrohtë deri më tani, pastaj sërish destabilizim i motit

Kosova

Të dielën dita më e ngrohtë deri më tani, pastaj sërish destabilizim i motit

Më: 6 maj 2023 Në ora: 18:05
Ilustrim

Nesër do të jetë dita më e nxehtë për këtë periudhë kohore. Do të ketë intervale më të gjata me diell, e tek pasditen e së dielës priten mundësi për rrebeshe të shkurta shiu përreth viseve malore.

Sipas Prishtina Weather temperaturat pritet të arrijnë deri në 23 gradë, e diku edhe deri në 25 gradë.

Por pas të dielës, nga e hëna priten sërish mot jostabil e me zhvillim të vranësirave.

“Java e ardhshme fillon me mot jostabil me më shumë zhvillime të vranësirave, e orëve të pasdites rrebeshe shiu dhe bubullima ditën e hënë, e të martën e mërkurën reshje shiu paraqiten kohë pas kohe”, njofton Prishtina Weather.

Temperaturat maksimale pasi që arrin vlera prej 23C e 25C në fundjavë, zbresin edhe në 15C e 14C ditën martë dhe mërkurë. Minimalet luhaten ndërmjet 6C e 10C.

Cilësia e ajrit parashihet në vlera të pranueshme gjatë ditës, e vetëm orëve të mbrëmjes në kushte qetësie, ndotësit ajror shënojnë rritje të koncentrimeve e indeksi të kaloj edhe në vlera të dobëta, apo të pashëndetshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat