Shembja e dheut në magjistralen Prishtinë - Gjilan rrezikon banorët

Kosova

Shembja e dheut në magjistralen Prishtinë - Gjilan rrezikon banorët

Më: 7 maj 2023 Në ora: 21:40
Foto ilustrim

Vërshimet e ujit e kanë shembur dheun përskaj magjistrales Prishtinë - Gjilan, gjë që mund të paraqesë rrezik të madh për automjetet dhe këmbësoret në këtë anë.

Kryetari i fshatit Bresalc, Haxhi Kurti, ka thënë se rastin e ka paraqitur tek organet kompetente por që deri më tash nuk është ndërmarrë asgjë.

“Duhet me ndodhë një problem, një mbytje e mandej të veprojë institucionet. Në rastin konkret, këtu edhe një herë në qoftë se ngritën vërshimet, kjo rrugë shkatërrohet dhe mundet të pësojë ndonjë automjet dhe gjithashtu ndonjë banorë, duke pritur në stacion”, ka theksuar Haxhi Kurti.

Në një përgjigje elektronike, menaxheri rajonal i rrugëve në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës, Isa Berisha ka thënë se aktualisht kjo rrugë s'paraqet rrezik.

“Në momentin që rrezikohet që të dëmtohet rruga, ne e kemi obligim të intervenojmë. Për momentin nuk ka rrezik. Besoj që autoritetet e trajtimit të ujërave do të reagojnë që të mos bëhet e madhe, po nuk ka rrezik”, ka thënë Berisha.

Rruga është në këtë gjendje që nga fundi i janarit të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat