Nimoni: Faza e parë e reformës, deri në fund të qershorit

Kosova

Nimoni: Faza e parë e reformës, deri në fund të qershorit

Më: 10 maj 2023 Në ora: 20:06
Genc Nimoni

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mori pjesë në takimin e parë të grupeve punuese për Reformën në Drejtësi.

Në këtë takim njoftues, u diskutua për rëndësinë që ka ky bashkëpunim ndër-institucional.

Takimi pati për qëllim të orientojë dhe dakordojë edhe afatet optimale dhe fillimin e punës.

Për këtë, më shumë detaje ka dhënë në Info Magazine, shefi i kabinetit të ministres Haxhiu, Genc Nimoni.

Ai tha se kjo reformë përfshinë tri institucionet kryesore, Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Nimoni u shpreh tutje se ky projekt, është planifikuar të ndodhë në dy faza, derisa përmendi specifikisht muajt në të cilët parashihet të veprohet me grupet punuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat