​Ngjarjet e datës 11 maj

Kosova

​Ngjarjet e datës 11 maj

Më: 10 maj 2023 Në ora: 22:36
Foto ilustrim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak (Ndërtesa e Qeverisë, 07:30)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Olivier Guerot (Kuvendi i Kosovës C301, 09:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (Kuvendi i Kosovës N302, 09:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit (Kuvendi i Kosovës N302, 09:30)

Mbahet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare (Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, 09:00)

Vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët” (Dhomat e Specializuara të Kosovës, Hagë, 09:00)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, dhe kryesuesit e KGJK dhe KPK, do të marrë pjesë në tryezën e organizuar nga AAPSK (Swiss Diamond Hotel, 09:00)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në përurimin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Komunën e Gjakovës. (Lagjja ''Ziti i Sadik Ages'', rruga ''Megzon Boshnjaku'', Gjakovë, 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë (Kuvendi i Kosovës, C301, 10:00)

Mbahet konsultim publik me draft rregulloren për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores mbi taksën administrative për dhënien e lejes së ndërtimit dhe tarifën për rregullimin e infrastrukturës (Salla e Kuvendit Komunal, ndërtesa e vjetër e Komunës, 10:00-14:00)

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier merr pjesë në Konferencën për Integritetin e Informacionit organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), mbështetur nga USAID në Kosovë, DISICON (Swiss Diamond Hotel, 10:15)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media (Holli i Kuvendit, 11:00)

Delegacioni i Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë qëndron në Teatrin AAB “Faruk Begolli” (12:00)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në konferencën për Integritetin e Informacionit DISICON (Swiss Diamond Prishtina, 13:30).

Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë organizon simpozium me moton: “Infermierët e bashkuar një forcë për ndryshim” (Hotel Venus, 13:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat