Prishtinasit, tatimpaguesit më të mëdhenj në Kosovë

Kosova

Prishtinasit, tatimpaguesit më të mëdhenj në Kosovë

Më: 10 maj 2023 Në ora: 23:20
Foto ilustrim

Janë publikuar të dhënat për numrin e tatimpaguesve dhe qarkullimin vjetor në Kosovë për vitin 2022.

Bazuar në të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës, Prishtina prin në Kosovë si qyteti me më së shumti tatimpagues dhe me qarkullimin më të lartë vjetor, krahasuar me qytetet e tjera të vendit.

Mbi 10 mijë tatimpagues u regjistruan në Prishtinë për vitin e kaluar, derisa pati mbi 5 miliardë euro qarkullim vjetor, sipas ATK-së.

Pas Prishtinës për qarkullim të lartë vjetor (1 deri në 5 miliardë euro) u renditën Graçanica, Ferizaj dhe Prizreni.

Si vende me më së paku tatimpagues (10 deri në 500) raportohet të jenë Leposaviqi, Zveqani, Zubin Potoku, Obiliqi, Novobërda, Shtërpca, Hani i Elezit, Juniku dhe Dragashi.

Image
Statistikat

Në të njëjtat qytete, me përjashtim të Hanit të Elezit, u regjistruan edhe të hyra më të ulëta vjetore (1 deri në 50 milionë euro).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat