AGK reagon për pengim të punës së gazetarëve

Kosova

AGK reagon për pengim të punës së gazetarëve

Më: 12 maj 2023 Në ora: 13:52
Pamje nga pengimi i gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është i shqetësuar pas denoncimit të gazetarit Kosovë Gjoci të Euronews Albania për pengimin në punë nga mbrojtja e afërt e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

AGK përmes një reagimi për media, thuhet se Gjoci ka njoftuar se dy individë nga mbrojtja e kanë penguar në punë – njëri e ka shtyrë duke ia dëmtuar pajisjet, kurse tjetri e ka kërcënuar me fjalët “këqyrem mirë në sy e mbajmë në mend”.

“Sipas gazetarit Gjoci, kryeministri Kurti e ka parë skenën dhe nuk ka reaguar, që e bën rastin edhe më të rëndë. Ngjashëm, para disa ditësh gazetarja e Periskopit, Besarta Hoti, u pengua në përpjekjet për të bërë pyetje për Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli”, thuhet në reagimin e tyre.

AGK-ja, i konsideron këto veprime të papranueshme dhe i bën thirrje qeverisë dhe dikastereve të saj të mundësojnë kushte elementare të punës për gazetarët kur raportojnë dhe kërkojnë përgjigje nga anëtarë të ekzekutivit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat