42-vjetori i rënies së Nebih dhe Tahir Mehës

Kosova

42-vjetori i rënies së Nebih dhe Tahir Mehës

Më: 13 maj 2023 Në ora: 07:23
Prekaz

Sot, do të shënohet 42-vjetori i rënies së Nebih dhe Tahir Mehës, të cilët nga kulla e tyre në Prekaz i ishin kundërpërgjigjur me armë policisë dhe ushtrisë jugosllave, që kishin shkuar t’i arrestonin.

Në mëngjesin e 13 majit 1981, forca të mëdha policore dhe ushtarake kishin rrethuar kullën e Nebih dhe Tahir Mehës, të cilëve u kishin kërkuar që të dorëzoheshin, por në vend të dorëzimit, ata i ishin përgjigjur me të shtëna të pushkëve.

 Luftimet kishin zgjatur për tërë ditën, deri në orët e mbrëmjes.

Në luftime heroikisht kanë rënë Nebihu dhe Tahiri, kurse të vdekur kanë mbetur edhe disa policë serb, numri i saktë i të cilëve nuk është bërë i ditur asnjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat