Reshje me shkarkime rrufesh, ky është parashikimi i motit për sot

Kosova

Reshje me shkarkime rrufesh, ky është parashikimi i motit për sot

Më: 16 maj 2023 Në ora: 06:52
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për sot dhe ditët e ardhshme.

“E marte- mot kryesisht i vranët por edhe intervalet e shkurta me diell do të jenë prezente. Parashihen reshje me shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha.

E merkurë - Mot kryesisht i ngjashem me ditën e marte, por me rritje të lehta të temperaturave të mesditës.

E enjte - Mot i vranët dhe më i freskët se ditët paraprake. Parashihen reshje të intensitetit të dobët.

Të premten – Mot kryesisht me vranësira dhe me intervale të kohë pas kohëshme me diell. Vranesirat parashihen të sjellin riga shiu,jo në gjithë territorin, por kryesisht në viset e larta, kurse temperaturat parashihen të shenojnë rritje të lehta në vlerat e mesditës.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperendimit me shpejtësi 1-8m/s.”

Image
Temperaturat
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat