Ngjarjet që planifikohen të zhvillohen sot në Kosovë

Kosova

Ngjarjet që planifikohen të zhvillohen sot në Kosovë

Më: 16 maj 2023 Në ora: 07:23
Foto ilustrim

Ngjarjet e datës 16 maj 2023:

– Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë organizon konferencën finlandezo-kosovare “Zhvillimi i ekosistemit  të bizneseve fillestare (start-up) dhe inovacionit”. (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, ora 9:00)

– Më Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët”. (Hagë, ora 9:00)

– Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci merr pjesë në ceremoninë e Themelimit të Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare. (Hotel Emerald, ora 9:30) 

– Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Kuvendit,  salla N204, ora 10:00)

– Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrtoni Projektëligjin 08/L-200 për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Ndërtesa e Kuvendit,  salla N303 ora, 10:00)

– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Koordinatorja për Zhvillim e OKB-së, Arnhild Spence marrin pjesë në prezantimin e procesit hartues të Strategjisë Shtetërore për Rini 2024-2032 dhe Planit të Veprimit 2024-2026. (Hotel Sirius, ora 11:00) 

– Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin për lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit si dhe Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2022.  (Ndërtesa e Kuvendit,  salla N10, ora 11:00)

– Universiteti i Prishtinës ndan titullin “Doctor Honoris Causa”, për prof. Sean Murphy. Titulli i nderit i ndahet për rolin e tij në avancimin e paqes dhe drejtësisë përmes të drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën. (Amfiteatri i Fakultetit Juridik, ora 11:00)

– Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat financiare  vjetore të Këshillit Prokurorial të Kosovës, për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit,  salla N302, ora 11:30)  

– Anëtaret e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohen me Ambasadorin e Republikës së Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00) 

– D4D në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung mban panelin e diskutimit “Fondi Sovran i Republikës së Kosovës: A ekziston potenciali për menaxhim të sukseshëm të aseteve shtetërore dhe si ndikon në zhvillim ekonomik?. (Libraria “Dukagjini”, ora 17:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat