Nënshkruhet kontrata, ndërtimi i shkollës në Dumosh të Podujevës do të kushtojë 560 mijë euro

Kosova

Nënshkruhet kontrata, ndërtimi i shkollës në Dumosh të Podujevës do të kushtojë 560 mijë euro

Më: 16 maj 2023 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar të martën se është nënshkruar kontrata për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Dumosh.

Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi ka thënë se vlera e kontratës është 560 mijë euro.

“Është nënshkruar kontrata për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Dumosh, në vlerë prej 560 mijë euro”, ka shkruar ai, duke shtuar se projekti do të financohet në tërësi nga buxheti komunal.

Kryetari i Podujevës tutje ka bërë të ditur se punimet për ndërtimin e kësaj shkolle do të fillojnë brenda pak ditësh.

“Angazhim maksimal deri në realizimin e secilit projekt të premtuar para qytetarëve. Punë të mira e projekte të mëdha e presin Llapin!”, ka përfunduar Bulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat