Krasniqi: Besoj që kryetari Atiq dhe drejtorët e tjerë do të angazhohen për të ofruar shërbime në të mirën e të qytetarëve

Kosova

Krasniqi: Besoj që kryetari Atiq dhe drejtorët e tjerë do të angazhohen për të ofruar shërbime në të mirën e të qytetarëve

Më: 19 maj 2023 Në ora: 18:15
Elbert Krasiqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasiqi ka diskutuar për betimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, gjatë kësaj të premteje.

“Unë besoj që kryetari Erden Atiq bashkë me nënkryetaren dhe drejtorët e tjerë do të angazhohen në vazhdimësi për të ofruar shërbime në të mirën e të qytetarëve. Unë konsideroj që është hera e parë që kemi një kryetar i cili është i interesuar për mbështetje të qytetarëve”, ka thënë Krasniqi.

Ministri i MAPl-së ka thënë se se zgjedhja e nënkryetares së kësaj komune me nacionalitet serb është sinjal i mirë i kryetarit Atiq që dëshiron të ketë në përbërjen e tij sa më shumë serbë të gatshëm të japin kontributin e tyre për një bashkëjetesë normale në këtë pjesë të vendit.

Krasniqi shtoi se seancat për betimin e kryetarëve të tjerë do t’i koordinojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat