Në 5 vitet e fundit, asnjë insulinë e testuar për kontroll të cilësisë në AKPPM

Kosova

Në 5 vitet e fundit, asnjë insulinë e testuar për kontroll të cilësisë në AKPPM

Më: 21 maj 2023 Në ora: 09:33
QKUK

Në laboratorin e Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale përgjatë 11 vjetëve të fundit veç dy lloje të një insuline janë mostruar dhe analizuar sa i përket kontrollit të cilësisë.

Bile edhe kjo ishte bërë para pesë vjetësh dhe në bashkëpunim me kroatët. E që nga atëherë nuk është analizuar më as edhe një mostër e vetme e insulinës.

“Te insulina e kemi pas një rast diku para pesë vjetësh, në atë nuk kemi qenë shumë të përgatitur teknikisht dhe e kemi kryer në bashkëpunim”, tregon drejtuesi i Laboratorit të Kontrollit Të Cilësisë në AKPPM, Lutfi Milaku.

E, nëse duhet kontrolluar cilësia e këtij ilaçi esencial, një gjë të tillë po besohet se tash mund ta bëjë ky laborator, veçse sipas drejtuesit të tij nuk e përjashton mundësinë që mund të iu duhet asistimi nga jashtë vendit.

“Besoj mundemi, por prapë duhet të verifikohet, unë besoj se deri në 98% mundemi…”, thotë Milaku.

Pikërisht në emër të garantimit të cilësisë dhe efikasitetit të barnave, të paktën në letër, Ministria e Shëndetësisë dhe Organi Shqyrtues i Prokurimit kanë hyrë në luftë të ashpër sa i përket tenderit për blerjen e insulinave.

Kjo ngase MSh po pretendon se kompanisë të cilës po i jep të drejtë OSHP-ja nuk garanton cilësi, por operatori tjetër që ka dalë më i shtrenjtë për 400 mijë euro.

Saga e tenderit për blerjen e insulinave ka nisur qysh në 2020, kontratë kjo 2 vjeçare me vlerë diku 7 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat