Mot i ndryshueshëm sot: Diell, shi e shkarkime rrufesh

Kosova

Mot i ndryshueshëm sot: Diell, shi e shkarkime rrufesh

Më: 22 maj 2023 Në ora: 06:54
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe ditët në vazhdim.

“E hëne- mot i vranët dhe me intervale me diell. Gjatë ditës parashihen riga shiu dhe shkarkime rrufesh Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsis, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-25 gradë Celsius.

E marte- mot kryesisht i vranët por edhe intervalet e shkurta me diell do të jenë prezente. Parashihen reshje me shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha.

E merkurë- Mot kryesisht i ngjajshem me ditën e marte, por me rritje të lehta të temperaturave të mesditës.

E enjte- Mot i vranët por me ulje të lehta të temperaturave maksimale dhe shkarkime rrufesh. Parashihen reshje të intensitetit të ndryshueshëm.

Të premten – Mot kryesisht me vranësira dhe me intervale të kohë pas kohëshme me diell. Vranesirat parashihen të sjellin riga shiu të shoqeruara me shkarkime rrufesh.

Gjatë vikendit parashihet mot kryesisht me diell dhe stabil.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperendimit me shpejtësi 1-9m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat