​Ngjarjet e datës 22 maj

Kosova

​Ngjarjet e datës 22 maj

Më: 22 maj 2023 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Gjykata Speciale, ora 9:00)

Hapet Java e Punëtorive e organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës. (Hotel International Prishtina, ora 9:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, mban tryezë me temë “Caktimi i prioriteteve të cilat shteti duhet t’i përmbushë pas përfshirjes së Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi tё Kufizuar, në Kushtetutë”.(Kuvendi, salla N506, ora 09:30)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti viziton Qendrën Korrektuese të Dubravës, me rastin e 24-vjetorit të masakrës në Burgun e Dubravës. (Qendra Korrektuese në Dubravë, ora 10:00)

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq merr pjesë në vënien e gur themelit të shtëpisë për familjen e Stefan Jovanoviqit, në fshatin Dobrotin. (Fshati Dobrotin-Graçanicë, ora 10:00)

Komuna e Vushtrrisë në bashkëpunim me organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, organizon homazhe në nderim të të rënëve në Masakrën e 22 Majit 1999. (Varrezat e martirëve, ora 10:00)

Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e Prizrenit shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit. (Restorant Gold, fshatin Mushnikovë-Prizren, ora 10:30)

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës promovon botimin “ Gjenocidi i Serbisë në Kosovë”, nga Arsim Bajrami. (Salla e Akademisë, ora 11:00)

Me rastin e 24 vjetorit të rënies së dëshmorëve të rënë në burgun e Dubravës të anës së Kaçanikut, OVL-UÇK në bashkëpunim me Komunën së Kaçanikut, organizon homazhe në Kompleksin Memorial te Varrezat e Dëshmorëve në Kaçanik. (Ora 11:00)

Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe Dokufest ndajnë shpërblime për 10 shkollat që përmes pajisjeve digjitale të ofruara, kanë krijuar filma/dokumentarë të shkurtër për shoqërinë, familjen, përdorimin e teknologjisë në mësimdhënie, orientimin në karrierë, dukuritë negative etj. (Hotel International Prishtina & Spa, ora 11.00)

Mbahet mbledhja e Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ku do të shqyrtohet projektligji për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Kuvendi, salla N302, ora 11:30)

Komuna e Vushtrrisë në bashkëpunim me organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, organizon akademi përkujtimore në nderim të të rënëve në Masakrën e 22 Majit 1999. (Qendra kulturore “Hasan Prishtina”, Vushtrri, ora 12:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Salla C301, ora 13:00)

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) mban konferencë për media, ku do të prezantohet përzgjedhësi i Kosovës, si dhe do të shpalosen detaje nga ndeshjet e dardanëve në parakualifikimet e Eurobasket 2025. (Four Points, Sheraton Prishtina, ora 14:00)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters. Pas takimit do të ketë deklarim për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të ‘’Javës së Bibliotekës’’, merr pjesë në hapjen e Bibliotekës së Adem Demaçit. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 18:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat