Mjekët japin informata për Melanomën

Kosova

Mjekët japin informata për Melanomën

Më: 23 maj 2023 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

Qytetarët e Kosovës të martën kanë marrë informacione për Melanomën përmes një fushate të organizuar nga Shoqata e Onkologëve të Kosovës në bashkëpunim me përfaqësuesen Kosovare të Euromelanomës.

Profesionistët shëndetësorë konsiderojnë se ka tendencë të rritjes së numrave të raportuar të kësaj sëmundje. Bëjnë thirrje për kujdes derisa kërkojnë nga institucionet mbështetje për pajisje e barna të nevojshme për trajtimin e rasteve.

Profesionistët shëndetësorë me vetiniciativë kanë dalë të shpërndajnë informacione për një sëmundje kanceroze.

Arben Bislimi nga Shoqata e Onkologëve, konsideron se është i nevojshëm sensibilizimi në kohën kur ka shtim të numrit të rasteve.

“Ka tendencë të rritjes së sëmundjes në nivel global, nëse nuk gaboj në këtë 3 mujor janë afërsisht 10 raste në klinikën onkologjike”, tha Bislimi.

Ndërkaq, Sidita Sopjani Dermatologe tha se në statistikat dermatoskopike nga janari janë 52 raste në raport 3 me 1 meshkuj femra.

Në anën tjetër, Onkologët madje kanë kërkuar që të ndiqen trendët botërorë edhe për përcaktimin e ilaçeve që trajtojnë sëmundjet. Sipas tyre, lista e barnave duhet të jetë më e pasur.

“Edhe kufizimet buxhetore diskutohen në nivele të tjera por si profesionist mendoj se duhet të shtohet gama e preparative në trend me gjithë botën”, tha Arben Bislimi, Kryetar i Shoqatës së Onkologëve.

Ministria e Shëndetësisë tashmë ka miratuar listën e barnave esenciale të reviduar nga komiteti përkatës. Megjithëse ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, nuk e pranoi, onkologët tregojnë se nuk janë marrë parasysh kërkesat e tyre për futjen e barnave të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat