Ngjarjet e datës 24 maj

Kosova

Ngjarjet e datës 24 maj

Më: 23 maj 2023 Në ora: 22:22
Foto ilustrim

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022 (Kuvendi i Kosovës, C203, 10:00).

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konferencë për media ku do të prezantohet Indeksi i Transparencës për qeverisjen komunale për vitin 2022, (Hotel Sirius, 10:00)

Organizata për Rritjen e cilësisë në Arsim(ORCA) mban konferencë për media (Zyret e ORCA, 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit (Kuvendi I Kosovës, N204, 12:30)

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare me pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara (Kuvendi I Kosovës, 13:00)

Mbahet konferencë për media pas projeksionit të filmit “I fshehur” (Cineplexx, Albi Mall, 13:00)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, merr pjesë në ceremoninë e fillimit të renovimit të objektit me vlera kulturore/historike (ish Arkiva e qytetit, Drejtoria e urbanizmit, 14:00)

Shënohet 10 vjetori i Pyllit të Arinjve (Hapësirat e Pyllit të Arinjve, 17:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat