Shpëtohet nga zjarrfikësit personi që ra në një bunar në Suharekë

Kosova

Shpëtohet nga zjarrfikësit personi që ra në një bunar në Suharekë

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 14:42
Suharekë

Në fshatin Shirokë të Suharekës një person ka rënë në një bunar mëngjesin e së premtes.

Personi që kishte rënë në bunar, ka arritur të shpëtojë falë intervenimit të zjarrfikësve.

Në faqen në Facebook “Organizata vullnetare e zjarrfikësve dhe shpëtimit”, janë publikuar fotografi nga rasti.

“Sot rreth orës 08:30 min Zjarrfikësit kanë arritur të shpëtojnë një person që kishte ra në bunar në Fshatin Shirokë, falë intervenimit shpejt nga Zjarrfikesit personi shpëtohet i gjallë me shëndet të mirë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat