Ngjarjet e datës 9 qershor

Kosova

Ngjarjet e datës 9 qershor

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 22:31
Foto ilustrim

Mbahet konferenca shkencore “Ferizaj në rrjedhat e historisë”, që organizon Departamenti i Historisë i Universitetit të Prishtinës, në bashkëpunim e Institutin e Historisë dhe Komunën e Ferizajt (Universiteti i Shkencave te Aplikuara në Ferizaj, salla “Hyzri Varoshi”, ora 9:30)

Zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, organizon takimin e radhës të Grupit Koordinues Ndërinstitucional për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38, ora 10:00)

Fakulteti i Edukimit mban konferencën Ndërkombëtare KICER 2023. Marrin pjesë studentë, profesionistë, ekspertë dhe organizata që punojnë në fushë-tematikat e konferencës (Fakulteti i Edukimit, ora 10:00)

Për zhvillimet e ditëve të fundit, Shtabi i KFOR-it mban konferencë për media. Zëdhënësi i Shtabit të KFOR-it, kolonel Andrea GALLIENI do të ndajë informacione për aktivitetet e KFOR-it (Qendra Informative Mediale të NATO-s, ndërtesa e Radio Kosovës, kati 9, ora 11.30)

Në kuadër të Javës së Krenarisë, publikohet Raporti rajonal të sondazhit të opinionit publik dhe diskutim me aktivistët e rajonit (Barabar center, “Hotel Grand”, ora 14:00)

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse mban konferencë për media në kuadër të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet e këtij muaji për kualifikimet Euro 2024 kundër Rumanisë dhe kundër Bjellorusisë (Hotel “Emerald”, ora 14:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat