Ngjarjet e datës 10 qershor

Kosova

Ngjarjet e datës 10 qershor

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

HIB Petrol Ditën e Solidaritetit me disa aktivitete. Me këtë rast, disa të rinj i bashkohen kompanisë për një ditë pune. Pagesën e tyre, në fund të ditës, do e dhurojnë për një kauzë të rëndësishme: shëndetin mendor të të rinjve dhe të fëmijëve me nevoja të veçanta. (Pika e HIB-it, Çagllavicë, ora 09:00)

Organizohet turneu “Dita e Çlirimit të Kosovës” për U9, U13, dhe U17 (SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj, ora 10:00)

Fakulteti i Edukimit mban konferencën Ndërkombëtare KICER 2023 - Dita e dytë, marrin pjesë studentë, profesionistë, ekspertë dhe organizata që punojnë në fushë-tematikat e konferencës (Fakulteti i Edukimit, ora 10:00)

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve - Dega në Kukës, mbajnë “Orën e Lidhjes” (Sheshi i Lidhjes së Prizrenit, ora 12:00)

Shoqëria “Lëvizja” organizon ceremoni në nderim të Shasivar Makollit. Fillimisht do të vendosen lule te varri i Shasivar Makollit, në varrezat e qytetit në Prishtinë, pastaj kortezhi do të niset për te shpija e familjes Makolli në Kodrën e Trimave (Varrezat e qytetit në Prishtinë, ora 12:30 – 13:00)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 15:30)

Mbahet Parada e Krenarisë 2023 (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 17:00)

Hapet Festivali Ndërkombëtar i Monodramës në Kosovë “MONOAKT” (Teatri “Dodona” në Prishtinë, ora 19:30)

Aktivitetet e Java e Lëvizjes, LVV:

Java e Lëvizjes, nis me përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, e vazhdon deri në ditëlindjen e profesorit dhe veprimtarit Ukshin Hoti.

Organizimi i tribunës ku do të diskutohet për historikun e Lidhjes së Prizrenit (Doku Kino, ora 11:00 – 12:00)

Manifestimi qendror për shënimin e 10 Qershorit (Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ora 12:00 - 13:00)

Homazhe te busti i Abdyl Frashërit, Ymer Prizrenit dhe Sylejman Vokshit (Hapësira afër objektit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ora 13:00)

Shpërndarja e fletushkave për historikun e Lidhjes së Prizrenit në Shatërvan nga aktivistët e RVV-së (Te shatërvani, Prizren, ora 14:00-15:00)

Aktivitete nga komuna e Prizrenit:

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, mbahet Konferenca shkencore në LSHP me historian (LSHP, ora 11:00)

Mbahet Ora letrare (LPSH, ora 13:00)

Mbahet Seanca solemne, ora 16:00)

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj mbahet Koncerti “Rock & Blue Fest”(ITP, ora 20:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat