Parashikimi i motit për të shtunën

Kosova

Parashikimi i motit për të shtunën

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 23:52
Ilustrim

Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet pak kohë para mesditës të fillojnë rrebeshet e izoluara, kryesisht përreth zonave malore, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike, njofton Meteo Kosova.

Gjatë orëve të pasditës, sidomos më vonë dhe në orët e mbrëmjes, reshjet e shiut pritet të shtrihen edhe në zona të tjera, të cilat kohë pas kohe pritet të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër. Disa stuhi mund të jenë të fuqishme.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-45 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 28°C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat