Gjini: Kishte qenë mirë Rama me ia prezantu atë draft Kosovës

Kosova

Gjini: Kishte qenë mirë Rama me ia prezantu atë draft Kosovës

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 11:00
Ardian Gjini

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka komentuar draftin e Asociacionit të cilin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dërguar SHBA-së dhe BE-së.

Sipas Gjinit, meqenëse të gjithë po propozojnë drafte, “është pak palidhje me i thënë Edi Ramës ti s’ke të drejtë”.

Ai thotë se do kishte qenë mirë që fillimisht ai draft të diskutohej me Kosovën.

“Mirëpo unë kam shumë të panjohura këtu. Nuk e di ai draft a është diskutuar të paktën në takime të veçanta edhe me Kosovën. Kishte me qenë mirë…a është diskutu me SHBA?" deklaroi ai në “Info Nata”.

Gjini potencoi se të kishte qenë ai në vend të Ramës, atë draft do ta kishte propozuar fillimisht me Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat