Mot me diell dhe reshje shiu

Kosova

Mot me diell dhe reshje shiu

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 07:46
Foto ilustrim

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër.

Reshjet parashihet të fillojnë në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes pritet të fitojnë intensitet të dukshëm.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-45 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 26°C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat