Zbulohen detaje/ 49-vjeçari nga Istogu përgatiste drogën në kuzhinë

Kosova

Zbulohen detaje/ 49-vjeçari nga Istogu përgatiste drogën në kuzhinë

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër Sh.B., 49 vjeç, nga fshati Serbobran Komuna e Istogut, i nacionalitetit egjiptian, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Prokuroria thekson se 49-vjeçari është recidivist dhe i njëjti gjendet në paraburgim nga data 02.01.2023, masë kjo që i është vazhduar deri me datën 30.07.2023.

Sipas Prokurorisë Themelore të Pejës, Sh.B., posedonte substanca narkotike të llojit, mariuhanë, heroinë dhe metadon, të cilat më pas i përgatiste me qëllim për t’i shitur.

Me datën 02.01.2023 rreth orës 20.00 ne fshatin Serbobran Komuna e Istogut, rr. “Dituria” nr. 101, pa autorizim, me qellim te shpërndarjes dhe shitjes, posedon substanca te cilat janë shpallur me ligj si narkotike  dhe atë narkotikun e llojit mariuhane, heroinë dhe metadon, ne atë mënyre që, i pandehuri pasi siguron narkotikët e lartcekur, e merr në shtëpinë e tij, e përgatitë me qellim që ta shpërndaj dhe shes duke i vendosur në pjesë të shtëpisë”, thuhet në aktakuzën e prokurorisë.

I pandehuri e shpërndante drogën nëpër qese të vogla në vende të ndryshme të shtëpisë si në dollapin e kuzhinës, në dhoma etj, por këtë veprimtari ia hetoi policia për t’ia sekuestruar drogën.

Ku në kuzhinë nën dysheme, në qese me duhan kaçak e vendos një sasi të narkotikut mariuhanë me peshë 1.27gram , në dollapin e kuzhinës vendos një sasi tjetër të narkotikut mariuhanë me peshë 3.90gram , në dhomën tjetër në mesin e rrobave vendos një qese tjetër me narkotik të llojit marihuanë me peshë prej 1131.80gram , në dhomën e qëndrimit skaj dyshekut fsheh një shishe qelqi me narkotik metadon 12ml. , në dhomën e gjumit nën dyshek fsheh një qese me narkotik të llojit heroinë me peshë prej 0.10gram , ndërsa nën tepih fsheh gjysmë cigare me narkotik mariuhan me peshë prej 0.20gram , mirëpo më pas hetohet nga Policia e Kosovës, të cilët i’a sekuestrojnë”, thuhet në aktakuzën e prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat