Vdiq anëtari i LDK-së në Obiliq

Kosova

Vdiq anëtari i LDK-së në Obiliq

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 16:53
LDK

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, njofton për vdekjen e anëtarit të kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Obiliq, Behram Bajrami.

Kryetari Gashi shpreh ngushëllime për vdekjen e Bajramit teksa thekson se i njëjti ishte aktivist i devotshëm, punëtor dhe i zellshëm.

Postimi i tij i plotë:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të anëtarit të kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Obiliq, Behram Bajrami, një aktivistë i devotshëm, punëtorë dhe i zellshëm.

Në emrin tim dhe gjithë strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Obiliq, po dhe gjithë institucionit komunal, shprehi ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bajrami, miqtë e dashamirët e Behramit. Shpirti i tij u prehtë në paqen e amshueshme, e familjes Zoti jau lehtësoftë dhimbjen!

Ngushëllime familjes Bajrami dhe gjithë farefisit!

Xhafer Gashi

Image
Behram Bajrami
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat