Vërshimet në Drenas, Lladrovci: Shumë nga të mbjellat janë shkatërruar plotësisht në disa fshatra

Kosova

Vërshimet në Drenas, Lladrovci: Shumë nga të mbjellat janë shkatërruar plotësisht në disa fshatra

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 10:24
Ramiz Lladrovci

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një bisedë me median, ka folur për gjendjen në Drenas pas reshjeve të mëdha të shiut. Ai tha se shumë nga të mbjellat janë shkatërruar plotësisht në fshatrat Zabel i Ulët, Komoran, Krajkovë dhe disa lagje tjera.

“Zabeli i ulët ka përjetuar furtunë breshëri e shiu, me ç’rast janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në shtëpi, ekonomi familjare, objekte përcjellëse, dëmtim i rrugëve fushore, bunarët dhe puset që shërbenin për furnizim me ujë dhe në veçanti ka pësuar dëme bujqësia dhe të mbjellat”, tha ai.

Lladrovci dje bëri të ditur se ndaj situatës së krijuar ka reaguar Departamenti i emergjencave dhe shërbimeve publike, mirëpo shton se gjendja ka qenë e rëndë.

Ndaj kësaj situate ka reaguar menjëherë Departamenti i emergjencave dhe shërbimeve publike dhe drejtori Gruda, të cilët ishin menjëherë në terren për të zhbllokuar gjendjen, për të ndihmuar qytetarët dhe hapur kanalet e ujërave, pusetave dhe pengesave tjera për vërshimet nga shiu i madh dhe breshri. Nuk kishte rrugë të bllokuara, megjithatë, gjendja ishte e rëndë”, deklaroi Lladrovci.

“Shumë nga të mbjellat janë shkatërruar plotësisht në Zabel të ulët, Komoran, Krajkovë e ndonjë lagje tjetër”, tha Lladrovci.

I pari i Drenasit, njoftoi se të dielën i ka ofruar ndihmë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, mirëpo bën të ditur se nuk ka kërkesa prej banorëve për evakuim.

Mbrëmë, ka ofruar ndihmë Ministri i Mbrojtjes, z. Mehaj, si përkrahje logjistike dhe personelin tjetër, por nuk kishte nevojë as nuk kishte nevojë për evakuim të banorëve, megjithëse kishte shumë vullnetarë që kanë pyetur nëse ka një nevojë të tillë. I menjëhershëm ishte edhe solidariteti qytetar, por, nuk kishte nevojë. Falënderoj ministrin Mehaj, zyrtarët e komunës për veprimin e shpejtë dhe qytetarët për bashkëpunim, por deri më tani nuk ka kërkesa për evakuim”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat