Nura: Po bëjmë gjithçka që kem në dorë për uljen e rrezikut nga vërshimet e paralajmëruara

Kosova

Nura: Po bëjmë gjithçka që kem në dorë për uljen e rrezikut nga vërshimet e paralajmëruara

Nga: F.S Më: 13 qershor 2023 Në ora: 11:12
Foto nga vendngjarja

Në Kosovë janë paralajmëruar vërshime të mëdha.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta e në veçanti zonat e prekura më së shumti nga vërshimet e kaluara.

Edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka shkruar në lidhje me këto gjasa.

Ai përmes një postimi, në rrjetin social Facebok ka publikuar disa fotografi ku shihen punime në fshatrat e këtij qyteti.

"Me ekipet e shërbimeve publike në Kuqicë po bëhet gjithçka që është në dorën tonë që të ulet niveli i rrezikut nga vërshimet e paralajmëruara, duke monitoruar në të njëjtën kohë edhe akset rrugore dhe vendbanimet tjera që paraqesin rrezik nga përmbytjet, dhe për të qenë në gjendje gatishmërie për çdo situatë nga e cila rrezikohet jeta e banorëve"- ka shkruar Nura, duke lënë të nënkuptohet se ata janë duke marrur masa që dëmet e kaluara nga vërshimet të mos përsëriten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat