Këto ngjarje zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Kosova

Këto ngjarje zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 00:15
Foto ilustrim

Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve (Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, 09:00)

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, pret mysafirë për nderë të Ditës së Çlirimit (Komuna e Rahovecit, 09:00)

Klubi i Prodhuesve të Kosovës organizon edicionin e dytë të VET Samitit 2023 (Klan Arena, 09:00)

Inspektori i Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala, raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së (Kuvendi i Kosovës N302, 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere (Kuvendi i Kosovës, C302, 10:00)

Për nderë të ditës së Çlirimit të Gjakovës do të bëhen homazhe të Lapidari “Shokët e Lirisë” (10:00)

Në shënim të Javës botërore të dhurimit vullnetar të gjakut do të bëhet dhurimi vullnetar i gjakut (Sheshi “Nënë Tereza”, 10:00-18:00)

Rrjeti i Grave të Kosovës hap ekspozitën “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”, (Sheshi “Adem Jashari” në Lipjan, 10:00)

Për nderë të Ditës së Çlirimit të Rahovecit do të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve (10:00)

Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës (Kampi Nacional në Hajvali, 10:30)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Interesat e Komuniteteve (Kuvendi i Kosovës, N303, 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit (Kuvendi i Kosovës, N10, 11:00)

Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhje solemne në shënim të Ditës së Çlirimit (Kuvendi Komunal, 11:00)

Për nderë të Ditës së Çlirimit të Gjakovës organizohet ndeshje sportive-Jakova Rugby Club (Palestra e Sporteve “Shani Nushi, 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrim Evropian (Kuvendi i Kosovës, N204, 12:00)

Për nderë të Ditës së Çlirimit të Gjakovës do të ketë performancë muzikore (Çarshia e Vjetër, 14:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë (Selia e AAK-së, 16:00)

Për nderë të Ditës së Çlirimit të Rahovecit hapet ekspozita e nxënësve të shkollave të mesme (Parku i qytetit të Rahovecit, 16:00)

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë hap e ekspozitën e përkohshme të veprës ‘Në Pah’ nga Dashnor Ajeti (Qendra e Dokumentimit, 17:00)

Për nderë të Ditës së Çlirimit të Rahovecit organizohet turne në shah nga pensionistët (Fshati Ratkoc, 18:00)

Për nderë të Ditës së Çlirimit të Rahovecit organizohet mbrëmje muzikore (Rahovec, 20:00)

Për nderë të Ditës së Çlirimit të Gjakovës do të ketë performancë muzikore nga Pëllumb Vula (Parku Kulturor “Ali Podrimja”, 20:00)

Për nderë të Ditës së Çlirimit të Gjakovës do të shfaqet filmi “Mountain” (Parku Kombëtar “Ali Podrimja”, 20:30)

Për nderë të Ditës së Çlirimit të Gjakovës do të ketë performancë muzikore nga Grupi Ashikët (Parku Kulturor “Ali Podrimja”, 21:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat