Komuna e Vushtrrisë shpall gjendje të jashtëzakonshme pas vërshimeve

Kosova

Komuna e Vushtrrisë shpall gjendje të jashtëzakonshme pas vërshimeve

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 22:36
Ilustrim

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që kanë ndodhur orëve të fundit, komuna e Vushtrrisë ka shpallur gjendje emergjente.

Në njoftimin e komunës thuhet se “pas vërshimeve të fundit që ndodhën në orët e mbrëmjes, situata në teren nuk është aspak e mirë, sidomos me daljen nga shtrati të lumit Tërstena”.

“Andaj, ju apelojmë që të bëni kujdes të shtuar pasi orët në vijim mund të jenë kritike, sidomos pjesa e qytetit. Kryetari i komunës ka marrë vendim për të shpallur gjendje emergjente dhe ka krijuar një Shtab Emergjent, i cili ka filluar punën në teren”, vijon njoftimi.

Po ashtu, komuna ka kërkuar nga qytetarët, të cilët banojnë afër lumit Podranqa dhe Tërstena, që të përgatiten për evakuim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat