Renovohet QMF-ja në Gadime të Epërme

Kosova

Renovohet QMF-ja në Gadime të Epërme

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 11:32
Pamje nga përurimi

Komuna e Lipjanit të enjten ka përuruar renovimin e objektit të QMF-së në Gadime të Epërme, me ç’rast i njëjti është rinovuar falë bashkëpunimit të komunës me AQH-në, e cila funksionon në kuadër të Ambasadës zvicerane.

Me këtë rast, të pranishmit fillimisht vizituan objektin dhe panë nga afër pajisjet përcjellëse. 

Aty u tha se kostoja e këtij renovimi ka shkuar afër 160 mijë euro.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, tha se nuk është hera e parë që Lipjani ndihmohet nga donatorët.

Është kënaqësi e veçantë dhe ndihemi të privilegjuar që e kemi pasur ndihmën e vazhdueshme të AQH-së, sidomos në investimet në shëndetësi dhe nuk është rasti i parë dhe po besoj as i fundit që në Lipjan keni investuar në shumë fusha”, tha Ahmeti, teksa falënderoi përkrahësit e këtij projekti.

Jashtëzakonisht e rëndësishme që investimet në shëndetësi, do të thotë investim në shëndetin e popullatës sonë dhe përparësitë e krejt kësaj janë që ne po provojmë që t’u ofrojmë sa më afër qytetarëve, këtë rast Gadimës e që do të jetë më funksional ky objekt dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve”, tha tutje Ahmeti.

Ai më pas ndau edhe një mirënjohje sekretarit të parë të ambasadës zvicerane, Laurent Torche.

E ky i fundit, premtoi më shumë përkrahje për Komunën e Lipjanit. Ai e konsideroi privilegj investimet në këtë qytet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat