Peci paralajmëron masa për dëmtuesit e pyjeve: Të kujdesemi për mushkëritë e Kosovës

Kosova

Peci paralajmëron masa për dëmtuesit e pyjeve: Të kujdesemi për mushkëritë e Kosovës

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 12:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO), kanë mbajtur konferncën “Rishikimi i përbashkët Vjetor për Sektorin e Pylltarisë”.

Ministri Peci para të pranishmëve tha se këtij sektori i është kushtuar vëmendje e duhur. Ai sqaroi se kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në legjislacion e dokumente strategjike siç është hartimi dhe miratimi i Ligjit për Pyje si dhe Hartimi dhe Miratimi i Strategjisë për Zhvillimin e Pylltarisë.

Ai sqaroi se përmes Strategjisë për Zhvillimin e Pylltarisë 2022-2030 kanë identifikuar sfidat dhe problemet me të cilat përballet sektori si dhe kanë paraparë realizimin e projekteve që do të përmirësimin e gjendjes së pylltarisë në Kosovë.

Peci pohoi se synojnë që deri në fund të mandatit të krijojnë Kadastrin e Pyjeve apo Regjistrin Kombëtar të Pyjeve dhe Tokave Pyjore, përmes së cilit do të identifikohen uzurpatorët, keqpërdorimet dhe privatizimet e dyshimta të pyjeve dhe tokave pyjore.

Në fund ai pati një apel duke thënë “Le të kujdesemi të gjithë së bashku për mushkëritë e Kosovës e t’iu kushtojmë rëndësi të veçantë veprimeve që ndërmarrim karshi ruajtjes dhe mbrojtës së natyrës, mjedisit dhe pyjeve, pasuar që një hap i gabuar sot, është pasojë që do ta vuajnë fëmijët tanë dhe e ardhmja e Kosovës”.

“Falë bashkëpunimit të mirëfilltë dhe punës e vizionit të përbashkët për këto dy vite e gjysmë si Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë, kemi arritur që sektorit të pylltarisë t’i japim vëmendjen e duhur. E dimë që Kosova është një vend që ka potencial të lartë në shfrytëzimin e pyjeve e sidomos në menaxhimin e qëndrueshëm të tyre; për zhvillim ekonomik zinxhiror, pasi që pyjet mundësojnë që në zonat më të thella rurale, ekonomi familjare të lulëzojnë. Faktori klimatik, është një çështje tjetër të cilën synojmë që çdo ditë ta adresojmë përmes politikave të qëndrueshme”.

“Kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm në legjislacion e dokumente strategjike siç është hartimi dhe miratimi i Ligjit për Pyje si dhe Hartimi dhe Miratimi i Strategjisë për Zhvillimin e Pylltarisë. Përmes Ligjit për Pyje kemi deleguar kompetencat nga niveli komunal në atë qendror përkatësisht në APK duke bërë një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes dhe shfrytëzimit të qëndrueshëm të pyjeve. Nga ana tjetër përmes Strategjisë për Zhvillimin e Pylltarisë 2022 – 2030 kemi identifikuar sfidat dhe problemet me të cilat përballet sektori si dhe kemi paraparë realizimin e projekteve që do të ndikojnë në mbarëvajtjen e punës dhe përmirësimit të gjendjes së pylltarisë në Kosovë”.

“Me qëllim të përcaktimit të metodologjisë së informimit, raportimit dhe komunikimit me publikun, kemi aprovuar Strategjinë për Informim dhe Komunikim për Sektorin e Pylltarisë në Kosovë 2021 – 2025. Përmes Qeverisë, si nismë e Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, kemi formuar Task Forcën për Ruajtjen e Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve ku në kuadër të kësaj Task Force kemi hartuar Planin e Veprimit për Parandalimin e Prerjeve Ilegale”.

“Synojmë që deri në fund të mandatit të krijojmë Kadastrin e Pyjeve apo Regjistrin Kombëtar të Pyjeve dhe Tokave Pyjore, përmes së cilit do të identifikohen uzurpatorët, keqpërdorimet dhe privatizimet e dyshimta të pyjeve dhe tokave pyjore. Shfrytëzoj rastin që t’i falënderoj dhe donatorët dhe partnerët e vazhdueshëm të sektorit të pylltarisë në Kosovë, si Bashkimi Evropian, Ambasada e Suedisë, FAO, Swiss Development Cooperatin (SDC), JICA, CNVP e të tjera”.

“Le të kujdesemi të gjithë së bashku për mushkëritë e Kosovës e t’iu kushtojmë rëndësi të veçantë veprimeve që ndërmarrim karshi ruajtjes dhe mbrojtës së natyrës, mjedisit dhe pyjeve, pasuar që një hap i gabuar sot, është pasojë që do ta vuajnë fëmijët tanë dhe e ardhmja e Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat