Idrizi: Do të ndajmë mjete financiare për të gjitha familjet që patën dëme nga vërshimet në Vushtrri

Kosova

Idrizi: Do të ndajmë mjete financiare për të gjitha familjet që patën dëme nga vërshimet në Vushtrri

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 11:55
Pamje nga vërshimet në Vshtrri

Pas katër ditë punimesh dhe pastrimit të terrenit nga vërshimet, shkollat e Komunës së Vushtrrisë i rikthehen procesit mësimor.

Kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi ka thënë se sot ka nisur në mënyrë të rregullt mbajta e mësimit në të gjitha shkollat e vendit.

“Pas sa ditësh punimesh, sot të gjitha shkollat e Komunës së Vushtrrisë i janë rikthyer procesit mesimor. Edhe tri shkollat që kishin më shumë dëme nga vërshimet tani janë në gjendje të rregullt”, tha Idrizi.

Dëme nga reshjet e shumëta të shiut, pati edhe për shumë familjar e biznese të kësaj komune.

“Jemi në terren gjatë gjithë kohës për të parë dhe vlerësuar dëmet e shtëpive të banorëve tonë dhe atyre të bizneseve. Me të mbledh të dhënat, komuna do të mundohet të ndihmoj qytetarët për dëmet që patën.”, thotë ai.

Kryetari i komunës, tutje tha se përveç ndihmës financiare që do t’i dhurojë për banorët e Vushtrrisë, do të kërkojë ndihmë edhe nga Qeveria në mënyrë që të ndihmohen të gjithë ata që u preken nga dëmet e vërshimeve në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat