Tri ditë nga hedhja e gruas nga ura e Fshajt, Policia thotë se po vazhdojnë kërkimet

Kosova

Tri ditë nga hedhja e gruas nga ura e Fshajt, Policia thotë se po vazhdojnë kërkimet

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Në Gjakovë janë duke vazhduar kërkimet për gruan që ditën e premte është hedhur nga ura e Fshajt.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha për Telegrafin se kërkimet për të janë duke vazhduar.

Njësitet e kërkim – shpëtimit janë duke vazhduar kërkimet por deri tani ende nuk është gjetur viktima”, tha ai.

Ndryshe, të premten rreth orës 10:00 Policia ka pranuar informatë se një gra ka rënë nga ura e Fshajt.

Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatë se një person (femër e moshës madhore) ka rënë nga ura e Fshajt në lumin Drini i Bardhë. Të gjitha njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Njësia për Kërkim Shpëtim”, kishte njoftuar Policia ditën e premte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat