Ku mbetën 66 mijë e 770 eurot e Qendrës Kinematografike të Kosovës?

Kosova

Ku mbetën 66 mijë e 770 eurot e Qendrës Kinematografike të Kosovës?

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 23:31
Ilustrim

66 mijë e 770 euro të Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK), “Pilivesa” nuk i pa asnjëherë.
 

Kjo sepse vendimin e dhjetorit të vitit 2022, i cili subvencionon projektin filmik me regjisor Dren Zherkën dhe producent Alban Zogjanin, e rrëzon vendimi tjetër, ai i janarit të vitit 2023, i cili e anulon këtë subvencion.

Vendimin për anulim, QKK-ja e bazon në kriterin se “Regjisorët të cilët nuk kanë përfunduar fazën e xhirimit të filmit të përkrahur më parë nga QKK, nuk kanë të drejtë pjesëmarrje, në cilësinë e regjisorit”, anipse ky kufizim ishte edhe në konkursin fillestar, por nuk paraqiti problem në fazën e aplikimit e deri të zgjedhja e përfituesve nga subvencionet e këtij institucioni.

Lidhur me dyshimet që kanë ngritur si producenti ashtu edhe regjisori i këtij projekti filmik, stafi i kiks tentoi disa herë që të marrë një sqarim nga QKK-ja por e njëjta nuk ktheu asnjëherë përgjigje zyrtare.

Në një telefonatë, drejtoresha e QKK-së, Blerta Zeqiri, theksoi se meqë procesi është në shqyrtim gjyqësor, nuk mund të përgjigjet.

Ndërkaq, në një bisedë paraprake  me drejtuesen e këtij institucioni, na u rekomandua që të flasim me kryetaren e këshillit drejtues, Xhejlane Tërbunja.

Tërbunja, pasi që fillimisht na kishte konfirmuar intervistën ku madje na kishte premtuar se do të mblidheshin bashkë më anëtarët e tjerë të këshillit drejtues, e anuloi atë në momentin e fundit.

Në një përgjigje me shkrim, Tërbunja ka dërguar përgjigjën e njëjtë, të cilën e kishte dërguar edhe drejtoresha Blerta Zeqiri.

Pretendimet e Alban Zogjanit, producentit të këtij projektit, qëndrojnë se një vendim i tillë erdhi pasi që qëllimi ishte që “Pilivesa” të largohej nga lista dhe në të të listohej projekti që kishte mbetur si numri gjashtë, projekt nga Hazir Haziri./KK

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat