Haradinaj pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it: Diskutuam për aktualitetin

Kosova

Haradinaj pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it: Diskutuam për aktualitetin

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 17:33
Ramush Haradinaj dhe Lars-Gunnar Wigemark

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka pritur në takim lamtumirës me shefin e deritanishëm të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Ai ka thënë se me të kanë diskutuar rreth proceseve aktuale në vend.

“Ambasadorin Wigemark e falënderova për angazhimin e tij dhe të Eulex, që Kosova të avancojë sistemin e drejtësisë dhe të shënojë progres në fushën e sundimit të ligjit”, është shprehur Haradinaj.

“Me këtë rast, në shenjë respekti për kontributin e tij si shef i misionit të Eulex, i ndava mirënjohjen ‘me besim në zot, atdhe e shtet’”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat