Hamiti: Kurti me shokë e shoqe po e do edhe gjyqësorin e median

Kosova

Hamiti: Kurti me shokë e shoqe po e do edhe gjyqësorin e median

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 18:18
Muhamet Hamiti

Ish-ambasadori i Kosovës në Londër, njëherësh anëtar i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar pas vendimit të ri skandaloz të ARBK-së për tërheqjen e sërishme të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se kryeministri Kurti po i do të gjitha pushtetet për vete – pos legjislativit e ekzekutivit që i ka.

Hamiti këtu e pati fjalën për dy pushtetet e tjera, të tretin dhe të katërtin, që konsiderohen gjyqësori dhe media.

“Albin Kurti me shokë e shoqe i kanë #KREJTdheDREJT dy pushtetet e para, legjislativin dhe ekzekutivin, në vendin tonë. Po i duan tash edhe dy pushtetet e tjera, të tretin dhe të katërtin, gjyqësorin dhe median, në emër të ndryshimit. Atëherë do ta kishin pushtetin absolut – krejt #KREJTdheDREJT – në Republikën Kosovës”, shkroi Hamiti.

Ai tha se ndryshim absolut do të kishte, “por demokraci jo më në Kosovë”.

“Kjo shoqëri s’do ta lejojë këtë distopi oruelliane. #meklankosova”, përfundoi Hamiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat