Rexha: Qeveria e Kosovës po bën përpjekje për ta mbyllur Klan Kosovën

Kosova

Rexha: Qeveria e Kosovës po bën përpjekje për ta mbyllur Klan Kosovën

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 18:22
Xhemajl Rexha

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës Xhemajl Rexha, ka reaguar pas vendimit të ri të ARBK-së për të pezulluar certifikatën e biznesit të Klan Kosovës.

Rexha në Info Magazine e cilëson këtë vendim të dënueshëm dhe të papranueshëm.

“Për më tepër e tregon qartë intencën politike të Qeverisë së Kosovës për të mos u ndalur në përpjekjen që duket se mund ta themi tani hapur se është një përpjekje për ta mbyllur Klan Kosovën”, tha Rexha.

“Ky insistim për të gjetur të tilla vendime, për të bërë të tilla shkarkime dhe emërime në një kohë kaq të shkurtër”, tha ai.

Kreu i AGK-së shtoi se duket se ky do të jetë vetëm fillimi një beteje i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, dhe partisë në pushtet ndaj mediave që janë kritike ndaj pushtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat