Kleçka, fshati që po braktiset nga banorët, rrezikohet edhe nga mbyllja e shkollës

Kosova

Kleçka, fshati që po braktiset nga banorët, rrezikohet edhe nga mbyllja e shkollës

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 20:34
Kleçka

Rreth 10 kilometra afër qytetit të Lipjanit ndodhet një nga fshatrat që njihet si fshati i themeleve të lirisë legjendare të kësaj komune.

Dikur këtu jetonin me qindra familje, por me kalimin e viteve, shtëpitë u braktisën nga banorët.

Shumë prej tyre u shpërngulën në qytet, ndërsa pjesa tjetër emigruan edhe jashtë vendit. Ajo çfarë e bënë me të veçantë këtë vend janë bukuritë natyrore e ajri i pastër.

Shqetësimi më i madh i banorëve është edhe shkolla, e cila dita-ditës po mbetet pa nxënës.

Sipas atyre që ende jetojnë në fshat, banorët u larguan nga aty për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre.

“Jeta në fshat e mirë është, nuk është keq. Pakicë jemi mbetë, por jeta është e mirë. Këtu ajri është i mirë edhe të gjitha janë të mira, kurgjo të keqe s’ka pasë kush”, thotë Milazim Shala, banor i fshatit Kleçkë.

Ai tregon se më parë jeta ka qenë e vështirë, ndërsa tani kanë kushte me të mira për jetesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat