Ujësjellësi “Prishtina”: Ligjet do t’i ndëshkojnë keqpërdoruesit e ujit

Kosova

Ujësjellësi “Prishtina”: Ligjet do t’i ndëshkojnë keqpërdoruesit e ujit

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 10:19
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka deklaruar se në zonat rurale uji nuk është duke arritur në pika të larta furnizuese.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se kjo është duke ndodhur si pasojë e personave të pandërgjegjshëm.

“Papërgjegjësia e të papërgjegjshmëve duke siguruar ujë të pijshëm edhe për ujitjen e kopshteve të tyre, do i penalizojë ata shumë shpejt. Inspektorët tanë do veprojnë sipas ligjeve në fuqi”.

“Derisa Ligjet ndëshkojnë të papërgjegjshmit, nuk ka formë tjetër për përveç ndëshkimeve. Ju lutemi thirrni në numrin e telefonit pa pagesë 080090009 dhe denonconi rastet në anonimitet nga ora 08:00-22:00”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat