Drejtori i Arsimit në Podujevë reagon pas sulmit të nxënësve nga qeni

Kosova

Drejtori i Arsimit në Podujevë reagon pas sulmit të nxënësve nga qeni

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 16:12
Avni Fetahu

Drejtori i Arsimit në Komunën e Podujevës, Avni Fetahu ka reaguar pasi tetë nxënës mbetën sot të lënduar si pasojë e një sulmi nga një qen, i cili arriti të hyjë brenda në objektin shkollor.

Fetahu thotë se pas incidentit, nxënësit kanë pranuar tretmanin  mjekësor dhe se janë mirë.

“Sot gjatë ditës ka ndodhur një incident para IAAP”Fan S.Noli”, ku një qen i tërbuar ka sulmuar 3 nxënës dhe 3 kalimtarë rasti. Pas incidentit nxënësit dhe qytetarët kanë pranuar tretmanin e duhur mjekësor nga QKMF, gjendja e tyre shëndetësore tashmë është e mirë dhe me lëndime të lehta trupore”, thotë ai.

Gjithashtu, ai ka shtuar se pas incidentit, kanë bërë izolimin e kafshës.

“Me të pranuar informatën përmes kontratës që kemi si komunë për trajtimin e qenve endacakë është bërë trajtimi dhe izolimi i kafshës, si dhe i kemi vizituar nxënësit për tu informuar më tej për rastin. Nxënësve dhe qytetarëve të lënduar ju uroj shërim të shpejtë”, ka pohuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat