Binjakët nga Dragashi shkojnë në haxh me bashkëshortet e tyre binjake

Kosova

Binjakët nga Dragashi shkojnë në haxh me bashkëshortet e tyre binjake

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 13:37
Binjakët nga Dragashi shkojnë në haxh me bashkëshortet e tyre binjake

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar se binjakët nga Dragashi bashkë me bashkëshortet e tyre binjake kanë vendosur të kryejnë haxhin.

BIK thotë binjakët nga Dragashi gjenden për herë të parë në këto vende të shenjta.

“Behar dhe Sehar Mehmeti, binjakët 57 vjeçar nga Dragashi, këtë vit kanë vendosur që ta kryejnë haxhin me bashkëshortet e tyre, binjaket Qesere dhe Haxhere Mehmetin. Ishte ideja e Beharit për ta bërë së bashku udhëtimin e tyre jetësor, por ishte koincidencë, që në momentin që deshi ta telefononte vëllanë e tij, Seharin, që jeton jashtë vendit, telefoni i Beharit cingërroi me thirrjen e Seharit për t’ia shprehur dëshirën e tij për të shkuar së bashku në haxh”, thuhet në njoftimin e BIK.

Tutje, BIK thotë se është “hera e parë e tyre që gjenden në këto vende të shenjta, e në bisedën me ta, ata tregojnë se nuk kanë pasur ndonjë vështirësi për sigurimin e mjeteve për ta realizuar këtë udhëtim, ngase kjo ishte një ëndërr e kahmotshme e tyre”.

“Edhe gratë e tyre, Qeserja dhe Haxherja, tregojnë me emocione të papërshkruara ndenjat e tyre kur për herë të parë e panë Qabenë e Bekuar. Lutjet e tyre për ditë më të mira për të gjithë, për familjet e tyre dhe për gjithë vendin, janë vetëm disa nga lutjet e tyre që ato vazhdimisht po i bëjnë në këtë vend. Ato shprehen shumë të lumtura që këtë vit janë të katërt së bashku.

E veçantë e këtyre binjakëve është se te dy janë homozigot, kanë të njëjtat shije, të njëjtën peshë, të njëjtat pëlqime e të njëjtat ide”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat