KRU “Prishtina”: Destinimi i ujit të pijshëm për ujitje është i papranueshëm

Kosova

KRU “Prishtina”: Destinimi i ujit të pijshëm për ujitje është i papranueshëm

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ka bërë sërish thirrje për kursim të uji. Sipas tyre ujë i pijshëm është duke u shpërdoruar.

Andaj sipas tyre në disa vende po ka reduktime.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar konsumatorë!

Kërkesa për ujë ka filluar të rritet jashtëzakonisht.

E kuptojmë kërkesën racionale për ujë të pijshëm.

Destinimi i ujit të pijshëm për ujitje është i papranueshëm, andaj edhe reduktimet në disa pika furnizuese po bëhen për shkak të shpërdorimit.

Na ndihmoni të iu ofrojmë shërbime të mira, por kur ka keqpërdorime faji nuk është te ne.

Nuk ndjehemi aspak mirë kur ju nuk keni ujë, por përmes jush të vetëdijësohemi për përdorim të drejt të ujit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat