Ngjarjet e datës 30 qershor

Kosova

Ngjarjet e datës 30 qershor

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 22:40
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme lanson fushatën për ngritjen e ndërgjegjësimit kundër të shtënave festive “Festo me zemër, jo me armë” (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së klasës 2023 të Kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 10:00)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj organizon takimin e parë publik me qytetarë për punën e tij në gjashtë mujorin e parë të vitit 2023(Kuvendit Komunal (Shtëpia e Bardhë), ora 10:00)

Organizata TOKA, mban Konferencën e tretë me radhë në kuadër të programit të Vullnetarizmit Edukativ (A.U.K, ora 10:15)

Mbahet tubimi përkujtimor me rastin e 33-vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Xhevdet H Aruqaj (Lapidari i dëshmorit, varrezat e lagjes Aruqaj afer Xhamisë së fshatit në Morinë të Skenderajt, ora 11:00)

Lansohet gazeta e kryeqytetit “TEKË” (“Defy Them”, “Bregu i Diellit”, ora 19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat