Reshje shiu dhe shkarkime rrufesh gjatë vikendit

Kosova

Reshje shiu dhe shkarkime rrufesh gjatë vikendit

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 20:25
Ilustrim

Mbi vendin tonë gjatë fundjavës pritet të mbajë mot i ndryshueshëm me reshje shiu dhe shkarkim rrufesh.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës situatë do të vijë si pasojë e vranësirave konvektive, të cilat parashihen të formohen pasditen e së shtunës, për të vazhduar edhe ditën e diel.

“Reshjet më intensive parashihen ditën e diel, ku do të ketë edhe shkarkime rrufesh, por edhe dita e shtune parashihet të ketë reshje në shumë zona”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-28 gradë Celsius.

Ndërkohë, do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, e cila do të jetë e lehtë dhe lokalisht e fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat