Mot i ndryshueshëm në vikend

Kosova

Mot i ndryshueshëm në vikend

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 07:20
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se gjatë vikendit parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm.

Sipas parashikimeve, kjo situatë do të vijë si pasojë e vranësirave konvektive të cilat parashihen të formohen pasditen e së shtunës, për të vazhduar edhe ditën e diel.

“Reshjet më intensive parashihen ditën e diel, ku do të ketë edhe shkarkime rrufesh, por edhe dita e shtune parashihet të ketë reshje në shumë zona.”, ka informuar IHMK.

Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-28 gradë Celsius.

Ndërkohë, do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi, e cila do të jetë e lehtë dhe lokalisht e fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat