Peci: Mbi 2 milionë euro, vlera që po implementohet përmes granteve për fermerët e Vushtrrisë

Kosova

Peci: Mbi 2 milionë euro, vlera që po implementohet përmes granteve për fermerët e Vushtrrisë

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 11:28
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se2.6 milionë euro është vlera që po implementohet përmes granteve për fermerët e Komunës së Vushtrrisë.

Tutje, Peci është shprehur se po vazhdojnë me përkushtimin në këtë fushë.

“2.6 milionë euro është vlera që po implementohet përmes granteve vetëm për fermerët e Komunës së Vushtrrisë!

100,000.00€ është vlera që Faik Pronaj me dy djemtë e tij nga fshati Stanovc i Epërm i Komunës së Vushtrrisë ka përfituar nga Programi për Zhvillim Rural 2022 / Grante, për investime në makineri bujqësore.

Përkushtim, zhvillim e jetësim”, thuhet në shkrimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat